← Shfleto

Ihsan Toptani

Doktor i shkencave politike

Lindi në gusht të vitit 1908 në Tiranë. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, kurse Gjimnazin klasik e kreu në Grac më 1928. Fakultetin e Shkencave Politike e kreu në Grac më 1940. Po aty edhe doktoroi me temën: ”MENDIMET (OPCIONET) EKONOMIKO-USHTARAKE KONTRADIKTORE LIDHUR ME DREJTIMIN E POLITIKËS GJERMANE TË TREGTISË SË JASHTME PËRPARA LUFTËS SË DYTË BOTËRORE”(gj). Pas doktorimit më 1942 Dr. Ihsan Toptani u kthye në atdhe, por pas dy vjetve, më 1944 emigroi në Itali, prej aty kaloj në Angli ku shërbeu 17 vjet në Seksionin Shqiptar të BRC. Më 1968 u pensionua, jetoi në Londër.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.