Idriz Rexha
Magjistër i shkencave të filozofisë
Lindi më 1934 në Janosh të Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në Gjakovë, të mesmen (Normalen) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Filozofisë - e kreu në Shkup më 1960. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1977 me temën: ”PIKËPAMJET ARSIMORE-KULTURORE DHE POLITIKE TË NAUM VEQILHARXHIT”. Mr. Idriz Rexha në fillim punoi si mësues, inspektor i arsimit në Gjakovë, edukator në Konviktin e Normales së Prishtinës, prof. në Gjimnaz të Prishtinës, në Gjakovë e Mitrovicë. Nga viti 1978 punon si ligjërues i sociologjisë dhe i filozofisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku punoi gjithë kohën. U pensionua më 1995. Vdiq në Prishtinë më 1997.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.