← Shfleto

Idriz Kovaçi

Magjistër i shkencave të ekonomisë

Lindi në qershor të vitit 1966 në Bllacë të Kaçanikut. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Kaçanik. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1990. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1997 me temën: ”TRAJTIMI I EMISIONIT TË PARAVE NË TEORINË MONETARE NDËRKOMBËTARE”. Mr. Idriz Kovaçi ka punuar si mësimdhënës i lëndëve ekonomike në Shkollën Tregtare të Shkupit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.