← Shfleto

Idriz Halabaku

Magjistër i shkencave të historisë

Lindi më 1938 në Pozharan të Vitisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Shkollën e mesme (Normalen) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1972. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1977 me temën: ”LËVIZJA NACIONAL ÇLIRIMTARE NË ZONËN E OKUPUAR NGA BULLGARËT TË KOSOVËS 1941-1944”. Mr. Idriz Halabaku së pari punoi si mësues, mandej ka qenë në funksione shoqëroro-politike në komunën e Vitisë, punoi edhe si profesor i historisë në Shkollën e Mesme të Vitisë e Ferizaj, si dhe drejtor i Gjimnazit të Vitisë, ka qenë edhe kryetar i komunës. Për punë të suksesshme u shpërblye me mirënjohje e diploma. Vdiq më 1987 në Pozharan.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.