Idriz Ajeti
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1917 në Tupallë të Jabllanicës së Epërme (Medvegjë). Shkollën fillore e kreu në Banjë të Sijarines, Medresenë e kreu në Shkup. Fakultetin Filozofik e regjistroi në Zagreb kurse e kreu në Beograd më 1949. doktoroi në Fakultetin Filozofik të Beogradit në Degën e Albanalogjisë në qershor të vitit 1958 me temën:”ZHVILLIMI HISTORIK I SË FOLMES GEGE TË SHQIPTARËVE TË ZARES NË DALMACI”(sr). Dr. Idrez Ajeti në fillim punoi si prof. i gjuhës shqipe në Gjimnazin e Prishtinës, mandej në Fakultetin Filozofik-Dega e Albanalogjisë në Beograd - e me hapjen e Fakultetit Filozofik (1960) në Prishtinë. Dr. I. Ajeti kaloi në këtë fakultet si profesor, ku arriti gradën prof. ordinar i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Dr. I. Ajeti ka qenë dekan i Fakultetit Filozofik, rektor i Universitetit të Prishtinës (1973-1975), drejtor i Institutit Albanalogjik të Prishtinë. Është anëtar i rregullt i ASHA-s të Kosovës dhe ka qenë dy mandate kryetar i ASHA-s të Kosovës në Prishtinë. Akademik Idriz Ajeti ka shkruar tekste shkollore të gjuhës dhe letërsisë shqipe për shkolla të mesme dhe universitare. Ka të botuara 22 vepra dhe më tepër se 160 studime e artikuj shkencorë, si dhe përkthime, Ka udhëhequr shumë kandidatë për magjistraturë dhe doktoratë në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.