Ibrahim Ramadani
Doktor i shkencave të natyrës – gjeografisë
Lindi në prill të vitit 1959 në Muhovc të Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Bujanoc. Fakultetin e FSHMN-Dega e Gjeografisë - e kreu në Prishtinë më 1982. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Arkitekturës në Sarajevë ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1989 me temën: ”ANALIZA E ZHVILLIMIT TË SISTEMIT URBAN TË QYTETIT TË PRISHTINËS“(sr). Mr. Ibrahim Ramadani doktoroi në FSHMN -Dega e Gjeografisë në Prishtinë në qershor të vitit 2002 me temën: ”ZHVILLIMI, ORGANIZIMI DHE TRAMSFORMIMI I VENDBANIMEVE RURALE NË REGJIONIN E KOSOVËS”. Dr. Ibrahim Ramadani në fillim punoi si profesor i gjeografisë në Gjimnaz të Prishtinës më 1997 u zgjodh ligjërues i lëndës ekologjia humane në Departamentin e Gjeografisë të FSHMN në Prishtinë. Dr. I.Ramadani ka të botuara 13 punime shkencore në Kosovë dhe jashtë, kryesisht nga lëmi i urbanizmit dhe i planifikimit hapësinor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.