Ibrahim Ponosheci
Magjistër i artit figurativ
Lindi më 1947 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (të Artit) në Pejë. SHLP-Dega e Artit - e kreu në Prishtinë, kurse Shkallën e dytë të Fakultetit të Artit e kreu në Beograd më 1974. Po në këtë fakultet i vazhdoi edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Beograd në qershor të vitit 1982 me temën:”RACIONALJA DHE IRACIONALJA”(sr). Mr. Ibrahim Ponosheci punoi si prof. i Artit Figurativ në Gjakovë e prej aty kaloi në Fakultetin e Arteve të Prishtinës, ku ligjëron lëndën e Vizatimit dhe është prof. inordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka organizuar më tepër se 20 ekspozita të pavarura dhe kolektive në Kosovë dhe në ish - Jugosllavi si dhe jashtë vendit - në Holandë, Francë, Gjermani, Greqi e Shqipëri.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.