Ibrahim Kamberi
Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi më 1943 në Nakolec të Prespës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Shkup ku e kreu edhe FSHMN-Dega e Biologjisë më 1961. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Beograd ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1963 me temën: ”RREGULLACIONI NEURO-ENDOKRIN I AKTIVITETIT SEKSUAL”(sr). Mr. Ibrahim Kamberi doktoroi në të njëjtin fakultet në Beograd në dhjetor të vitit 1965 me temën:”RREGULLIMI NEUROENDOKRINOR I AKTIVITETIT SEKSUAL”(sr). Dr. Ibrahim Kamberi tash punon dhe vepron në Universitetin e Los Agalosit në Kaliforni, ku e kreu edhe Fakultetin e Mjekësisë në Njugjersi. Dr. I.Kamberi u zgjodh Këshilltar për Shëndetësi Kombëtare në SHBA si ekspert i gjenetikës për shtetet e Lindjes së mesme-Shtetet Islamike, ku u dëshmua kuadër i aftë shkencor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.