← Shfleto

Ibrahim Goçi

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1945 në Junik. Shkollën fillore e kreu në Junik, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Prishtinë ku e kreu Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe më 1970. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në dhjetor të vitit 1983 me temën: ”ANTONIMET E GJUHËS SË SOTME SHQIPE”. Mr. Ibrahim Goçi në fillim punoi si mësues në vendlindje, pastaj në Qendrën Teknike në Prishtinë, prej vitit 1976 punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i pavarur në Degën e Leksikografisë. Ka të botuara 30 punime profesionale dhe është koautor i 2 fjalorëve të botuar nga Instituti Albanologjik.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.