← Shfleto

Ibrahim Gashi

Doktor i shkencave të historisë

Lindi në prill të vitit 1963 në Llapushnik të Gllogocit (Drenasit). Shkollën fillore e kreu në Arllat, të mesmen (Gjimnazin) në Gllogoc, kurse Fakultetin Filozofik-Dega Histori - e kreu në Prishtinë më 1986. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet ku edhe magjistroi në Prishtinë në korrik të vitit 1994 me temën: ”ZBATIMI I REFORMAVE TË TANZIMATIT NË KOSOVË DHE RREZISTENCA E SHQIPTARËVE 1839-1856”. Mr. Ibrahim Gashi disertacioni e përgatiti në udhëheqjen e mentorit Prof. Karl Kaser i Universitetit të Gracit, kurse e mbrojti në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në tetor të vitit 2003 me temën: ”SHQIPTARËT DHE FQINJTË E TYRE NË LUFTËN E PARË BALLKANIKE 1912-1913”(gj) Dr. Ibrahim Gashi së pari punoi si prof. i historisë dhe drejtor shkolle në trevat e tij të lindjes. Më 1994 u zgjodh asistent i lëndëve: Historia bashkëkohore Botërore, Historia publike dhe Arkivistikë, ku tash është ligjërues i tyre në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Ka specializua në Shqipëri dhe në Vjenë e Grac të Austrisë, në Arizonë e Angli. Anëtar i Këshillit drejtues të UP. Ka të botuara 10 punime në vend dhe jashtë vendit, Ligjëron edhe në UT. dhe ka marrë pjesë në disa projekte dhe ka mbajtur ligjërata në disa universitete, si në Austri dhe SHBA.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.