← Shfleto

Ibrahim Bajgora

Magjistër i shkencave të historisë

Lindi më 1937 në Dobratin të Podujevës (Besianës). Shkollën fillore e kreu në Prizren, kurse shkollën Normale e filloi në Pejë e vazhdoi në Gjakovë dhe e kreu në Prishtinë ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë më 1970. Po në këtë fakultet në Prishtinë i kreu edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në mars të vitit 1980 me temën: ” LLAPI NË MES TË DY LUFTËRAVE BOTËRORE 1918-1941”. Mr. Ibrahim Bajgora në fillim punoi si mësues në Komunën e Podujevës, më vonë si prof. i historisë në Qendrën Shkollore të Podujevës ku punoi deri në pension.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.