Hysri Tafarshiku
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1944 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1970, këtu e kreu edhe specializimin, kurse doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në shkurt të vitit 1987 me temën: ”NDRYSHIMET E SISTEMIT KARDIOVASKULAR TE HIPERTIROIDIZMI”. Dr. Hysri Tafarshiku ka punuar si mjek në Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës. Më 1976 u zgjodh asistent i Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës dhe arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Gjithë kohën punoi në Klinikën Interne të Prishtinës. Dr. H.Tafarshiku ka të botuara 40 punime shkencore dhe në 50 punime të tjera si koautor si dhe një broshurë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.