Hysni Hoxha
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1933 në Ladovishtë të Strugës. Shkollën fillore e kreu në Strugë, Normalen në Shkup. Fakultetin e Filologjisë-Dega e letërsisë botërore me Teorinë e letërsisë - e kreu në Beograd më 1964. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filologjisë-Dega e Letërsisë Komparative në Zagreb, ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1972 me temën: ”FORMAT E PËRHERSHME NDËRKOMBËTARE TË VARGJEVE DHE TË STROFAVE NË POEZINË SHQIPE”(kr). Mr. Hyni Hoxha doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në korrik të vitit 1984 me temën: ”STRUKTURA E VARGUT TË KËNGËVE KRESHNIKE”. Dr. Hysni Hoxha punoi si mësues e arsimtar në rrethin e Strugës, në Radio Prishtinë, në SHLP të Prishtinës dhe prej fillimit të punës në Universitetin e Tetovës ligjëron Teorinë e letërsisë. Së fundi ligjëron në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës lëndën: Historia e letërsisë botërore. Ka të botuara studime letrare, kritika dhe antologji poezish, 2 libra dhe 4 vepra të tjera dhe ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në vend dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.