← Shfleto

Hysni Daka

Doktor o shkencave të mjekësisë

Lindi më 1952 në Kabash të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mjekësisë në Prizren. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë-Drejtimi i Imunologjisë Klinike dhe i Alergologjisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1985 me temën: ”KARAKTERI ATIPIK TE TË SËMURIT ME ASTMEN BRONHIALE NË KOSOVË”(kr). Mr. Hysni Daka doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në shtator të vitit 1987 me temën: ”NDIKIMI I BLLOKATORËVE DHE ALFAANDRENERGJIK NË REAKTIVITETIN IMUNOLOGJIK”. Dr. Hysni Daka së pari punoi si mjek në Institutin e Histologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës e më 1979 u zgjodh asistent i fiziologjisë dhe arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Aktualisht punon në Institutin e Fiziologjisë ku ishte edhe drejtor i Institutit. Ka të botuara 30 punime shkencore si autor-koautor dhe ka të botuar e të ribotuar një tekst universitar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.