Hysen Ukmata
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1928 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Mitrovicë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1961. Po në këtë fakultet e bëri edhe specializimin, mandej doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd në qershor të vitit 1976 me temën: ”KARAKTERISTIKAT EPIDEMIOLOGJIKE DHE KLINIKE TË DIABETIT NË KSA TË KOSOVËS NË DHJETË VJETËT E FUNDIT”.(sr). Dr. Hysen Ukmata punoi si mjek në Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës. Shkoi për specializim në Itali, më 1971 u zgjodh asistent i lëndës Mjekësia Interne në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka qenë prodekan i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Ka të botuara 56 punime shkencore. Ka qenë anëtar i Shoqatës së Diabetëve të Jugosllavisë nga Kosova vite më radhë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.