Hysen Sherifi
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në korrik të vitit 1946 në Makresh të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Gjilan. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1984 me temën: ”SHOKU ENDOTOKSIK NË GJINEKOLOGJI DHE OBSTETRIKË(kr). Mr. Hysen Sherifi doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në mars të vitit 2000 me temën: ”RRJEDHAT E SHTATËZANISË DHE LINDJES TE PROMIPARETET ADOLESHENTE DHE TË MOSHUARA NË KUSHTE TË OBSTETRIKËS BASHKËKOHORE”. Dr. Hysen Sherifi punoi si mësues, mësimdhënës e mjek në Gjilan. Specializimin e bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Lubjanës. Më 1977 Dr. H. Sherifi kaloi në Klinikën e Gjinekologjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës. Më 1981 u zgjodh asistent në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Ka qenë kryeshef i Repartit të Endokrinologjisë gjinekologjike. Aty edhe tash punon. Ka të botuara 20 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.