← Shfleto

Hysen Reçi

Doktor i shkencave të natyrës – kimisë

Lindi në maj të vitit 1945 në Veleshtë të Strugës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Gjimnazin) në Strugë. FSHMN-Dega e Kimisë e kreu në Shkup më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1981 me temën: ”PËRCAKTIMI I Ag, Au, Pd DHE Pt. ME METODËN E SPEKTROMETRISË SË ABSORBIMIT ATOMIK”(kr). Mr. Hysen Reçi doktoroi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Teknologjisë në Lubjanë në maj të vitit 1989 me temën: ”PËRCAKTIMI I GJURMAVE TË METALEVE TË RËNDA PAS PËRQENDRIMIT NË DITIOKARBONATE TË NGURTA”(sl). Dr. Hysen Reçi së pari punoi si mësues, profesor i Kimisë në shkolla të mesme të Shkupit, Gjilanit dhe Strugës. Më 1973 u zgjodh asistent i Kimisë analitike, mandej ligjërues i spektroskopisë organike, i Teknologjisë kimike ku arrit deri te prof. ordinar në FSHMN në Prishtinë. Dr. H. Reçi ka të botuara 10 punime profesionale, 7 punime shkencore. Një tekst universitar si bashkautor dhe një Praktikum të Kimisë si bashkautor. Specializoi në Paris në Fakultetin e Shkencave Farmaceutike të Universitetit “Rene Dekartit”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.