← Shfleto

Hysen Rakovica

Doktor i kineziologjisë

Lindi në mars të vitit 1938 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Normalen) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Kulturës Fizike e kreu në Sarajevë. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Kulturës fizike të Zagrebit, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1986 me temën: ” DISA RELACIONE NDËRMJET KARAKTERISTIKAVE SOCIOLOGJIKE-DEMOGRAFIKE DHE DIMENSIONEVE ANTROPOMETRIKE”(kr). Mr. Hysen Rakovica doktoroi në Fakultetin e Kulturës fizike të Prishtinës në dhjetor të vitit 1997 me temën: ”RELACIONET NË MES REZULTATIT KËCIM LART DHE CA DIMENSIONEVE MORFOLOGJIKE DHE MOTORIKE”. Dr. Hysen Rakovica së pari punoi si mësues e arsimtar, mandej profesor i eduketës fizike në Qendrën Teknike të Obiliqit, prej vitit 1981 kaloi si ligjërues i atletikës në Fakultetin e Kulturës fizike të Prishtinës, ku arriti deri te docent i kësaj lënde. Dr. H.Rakovica ka të botuara 10 punime shkencore dhe është koautor i librit Edukata Fizike I dhe II për shkolla të mesme.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.