← Shfleto

Hysen Berisha

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në tetor të vitit 1942 në Pejë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin e Mjekësisë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1989 me temën: ”VLERAT E Ca, Ph. Mg, Cu, DHE Fe TE TË SËMURIT ME DIALIZË KRONIKE”(kr). Mr. Hysen Berisha doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në korrik të vitit 1997 me temën: ”VLERAT PROGNOSTIKE TË PARAMETRAVE BIOKIMIK TË INFARKTIT AKUT I MIOKARDIT”. Dr. Hysen Berisha së pari punoi si mjek në Institutin e Biokimisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës që nga viti 1981, ku ka qenë edhe shef i Repartit dhe kryetar i shoqatës së Biokimistëve të Kosovës. Ka të botuara 25 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.