Hysen Agolli
Doktor i shkencave teknike – makinerisë
Lindi më 1929 në Dibër. Arsimin fillor e bëri në vendlindje, kurse të mesmin në Tiranë. Studimet e inxhinjerisë mekanike i bëri në Institutin Politeknik të Bukureshtit (Rumani) dhe u diplomua më 1953. Në fillim Hysen Agolli punoi në TE e Maliqit, mandej në Shkollën Teknike të Tiranës, prej vitit 1963 kaloi si pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Katedrën e Termodinamikës për lëndën Mekanika teknike në Tiranë. Dr. Hysen Agolli është kryetar i Shoqatës Termodinamika Shqiptare. Ka qenë në specializim në Francë dhe Itali (Torino), ka ligjëruar edhe në studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës. Ka udhëhequr disa disertacione të doktoratave. Ishte anëtar i jurisë për to. Dr. H. Agolli ka ligjëruar dhe në Universitetin e Prishtinës (1974-1980) lëndën Turbinat II në Fakultetin Teknik të Prishtinës. Ka të botuara 10 tekste universitar, 7 artikuj shkencorë dhe ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në vend dhe jashtë. Ka qenë në rrjedhat e mësimit deri më 1995 kur u pensionua.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.