Hulo Hajderi
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në qershor të vitit 1922 në Gjirokastër. Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse Gjimnazin e kreu në Tiranë. Fakultetin e Mjekësisë e regjistroi në Parma të Italisë më 1942. Po këtë fakultet e vazhdoi në Universitetin e Sorbonës e më vonë studioi edhe biologjinë në Universitetin e Bukureshtit dhe diplomoi më 1955. Dr. Hulo Hajderi u kthye në Shqipëri dhe filloi punën në Institutin e Higjienës dhe të Epidemiologjisë të Tiranës. Më 1968 u caktua drejtor i Laboratorit Qendror të Kërkimeve dhe të prodhimeve mikrobiologjike. Nga viti 1954 është pedagog i lëndës së biologjisë së përgjithshme dhe i mikrobiologjisë në Universitetin e Tiranës, ku punoi 23 vjet rradhazi. Dr. H. Hajderi është i pari që përgatiti dhe prodhoi Vaksinën e lisë më 1954, mandej përgatiti vaksinën për difteritë e fëmijëve. Kjo është një punë kolosale e shprehur në librin “Difteria në Shqipëri”. Më 1960-1964 e izoloi toksinën SHICK për zbulimin e fëmijëve të pambrojtur nga difteria në Shqipëri. Zbulimi i mikrobit të difterisë në vendin tonë, bëri jehonë edhe në Evropë. Kjo ishte një arritje origjinale e shkencës shqiptare. Dr. H. Hajderi punoi në Institutin e Mikrobiologjisë të Tiranës dhe është shkencëtar – Mikrobiolog i njohur në Evropë që e luftoi difterinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.