Hivzi Sojeva
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në maj të vitit 1947 në Sojevë të Ferizajt. Shkollën fillore dhe të mesmen (Ekonomike) i kreu në Ferizaj. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1976 me temën: ”KONSUMI PËRSONAL I KSA TË KOSOVËS”(kr). Mr. Hivzi Sojeva doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në prill të vitit 1997 me temën: ”KONSUMI PERSONAL SI DETERMINANTË E ZHVILLIMIT DHE E ORGANIZIMIT TË TREGTISË SË KOSOVËS”. Dr. Hivzi Sojeva së pari punoi si mësimdhënës në Shkollën Ekonomike të Ferizajt, mandej më 1974 u zgjodh asistent i lëndës kontabiliteti I në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, ka qenë ligjërues i lëndës Politika ekonomike e Jugosllavisë në Fakultetin Juridik në Prishtinë, ku tash ligjëron lëndën Politika ekonomike. Ka të botuara 15 punime shkencore dhe ka qenë prodekan i Fakultetit Ekonomik të Prishtinës. Ligjëron në të dy universitetet e Tetovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.