Hilmi Troni
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi më 1938 në Kovaçec të Kaçanikut. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Kaçanik, kurse të mesmen (Ekonomike) e kreu në Ferizaj. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1976 me temën: ”AFTËSIA AKUMULATIVE SI FAKTOR I VETZHVILLIMIT TË EKONOMISË SË KSA TË KOSOVËS”(kr). Mr. Hilmi Troni doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Sarajevës në shkurt të vitit 1982 me temën:”AFTËSIA AKUMULATIVE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË PAVARUR TË REPUBLIKAVE EKONOMIKISHT MË PAK TË ZHVILLUARA DHE TË KSA TË KOSOVËS”(sr). Dr. Hilmi Troni ka qenë prof. ordinar i lëndës: Statistika aplikative në Bujqësi në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës. Ka të botuara 28 punime shkencore, 2 monografi dhe një tekst universitar. Vdiq në Prishtinë më 2001.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.