← Shfleto

Hilmi Ismajli

Doktor i shkencave juridike

Lindi më 1943 në Koliq të Prishtinës. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Prishtinë ku e kreu edhe Fakultetin Juridik më 1967. Pas një përvoje të gjatë Juridike doktoroi në Fakultetin Juridik të Beogradit në qershor të vitit 1979 me temën: ”PLEQËRIA” NË TË DREJTËN ZAKONORE SHQIPTARE”(sr). Dr. Hilmi Ismajli së pari punoi si asistent i historisë së shtetit dhe i së drejtës në Fakultetin Juridik të Prishtinës dhe arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde. Dr. H. Ismajli ka qenë drejtor i Institutit të Kërkimeve Juridike dhe Shoqërore të Fakultetit Juridik të Prishtinës. Ka qenë edhe dekan i Fakultetit Juridik. Ka të botuara 16 punime shkencore dhe tekst universitar. Dr. Hilmi Ismajli ligjëron edhe në të dy universitetet e Tetovës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.