← Shfleto

Hilmi Hasimja

Doktor i shkencave të natyrës – kimisë

Lindi në shkurt të vitit 1945 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje, kurse Fakultetin Filozofik-Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Kimisë në Zagreb ku edhe magjistroi në prill të vitit 1977 me temën: ”CAKTIMI I GJURMËVE TË ZINKUT NË UJRAT NATYRORE TË KOSOVËS”(kr). Mr. Hilmi Hasimja doktoroi në FSHMN të Prishtinës në maj të vitit 2005 me temën: ”SHPËRNDARJA E LLOJEVE JONIKE TË ZINKUT NË MODEL SISTEME Zn-NTA, ZnEDITA DHE NË UJIN E LUMIT IBER “. Dr. Hilmi Hasimja së pari punoi si prof. i Kimisë në Gjimnaz të Gjakovës, në vitit 1978 u zgjodh profesor i Kimisë Inorganike në SHLP “B. Curri” të Gjakovës, ishte edhe drejtor i kësaj shkolle. Tash është prof. i rregullt i kësaj lënde në SHLP. Ka të botuar disa punime shkencore nga lëmi i Kimisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.