Hilmi Hashani
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi më 1952 në Obiliq (Kastriot). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega e Gjuhë ruse më 1978. Specializimin e gjuhës ruse e bëri në BRSS dhe i vazhdoi studimet pasuniversitare në Prishtinë ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1987 me temën: ”NËNA E MAKSIM GORKIT NË LITERATURËN SHQIPTARE”. Mr. Hilmi Hashani së pari ishte profesor i gjuhës ruse në Lipjan, kurse më 1979 u pranua lektor i gjuhës ruse në Fakultetin Filozofik të Prishtinës e më 1983 u zgjodh ligjërues letërsi e Vjetër popullore dhe i letërsisë ruse të shekullit XVIII-Romantizmi në gjuhën shqipe. Mr. H. Hashani është marrë me përkthime prej gjuhës ruse në shqipe dhe anasjelltas. Punon në Fakultetin Filozofik të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.