← Shfleto

Hilmi Durmishi

Magjistër i shkencave të pedagogjisë

Lindi më 1938 në Shajkoc të Podujevës(Besianës). Shkollën fillore e filloi në vendlindje dhe e kreu në Batllavë. Të mesmen (Normalen) e kreu në Prishtinë. Fakultetin Filozofik e filloi në Shkup dhe e kreu në Prishtinë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Qendrën e Studimeve Postdiplomike në Dubrovnik ku edhe magjistroi në prill të vitit 1981 me temën: ”RELIGJIZMI, GJEGJËSISHT ATEIZMI I RINISË SË SHKOLLAVE TË MESME TË KSA TË KOSOVËS, SI PASOJË E NDODHIVE TONA TË PËRGJITHSHME SHOQRORO-POLITIKE”(kr). Mr. Hilmi Durmishi së pari ishte mësues, drejtor shkolle, si prof. në Qendrën shkollore të Podujevës, si Sekretar i BVI së Arsimit në Podujevë, drejtor i Universitetit të Punëtorëve të Prishtinës dhe Sekretar i BVI së Arsimit të Komunës së Prishtinës. Tash është pensionist dhe jeton në Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.