← Shfleto

Hilmi Dërmaku

Magjistër i shkencave të teknologjisë

Lindi në maj të vitit 1941 në Shipashnicë të Epërma të Dardanës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Hogosht, të mesmen (normalen) e kreu në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1971 me temën: ”HULUMTIMI DHE PËRDORIMI I BOKSITIT ME PËRMBAJTJE TË LARTË TË SILICIUMIT”(kr). Mr. Hilmi Dërmaku specializoi në fushën e ngjyrave të pllakave të keramikës në Francë, në Perugje të Italisë dhe në Këln të Gjermanisë. Mr. H. Dërmaku së pari punoi si mësues në fshatrat e Kamenicës, në shkollë të Mesme të Prishtinës, në Gjimnaz dhe Shkollë Ekonomike në Gjilan, në Kombinatin “Kosova” të Obiliq, në Fabrikën e Pllakave në Karaçevë si themelues dhe ekspert për ngjyrosjen e pllakave, ka punuar në Amerikën Latine. Nigeri, Algjer, Rusi, Shqipëri, Siri, dhe Turqi si ekspert i njohur për disenjimin e pllakave të Keramikës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.