Hilmi Dauti
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1951 në Deçan. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Pejë, Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1980 me temën: ”KOHA DHE NDËRRIMET FUNKSIONALE TË TRUPIT DHE TË ESHTËRAVE MBI BËRRYLORE DHE NËN BËRRYLORE TË NJERIUT”(kr). Mr. Hilmi Dauti doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në korrik të vitit 1981 me temën: ”RAPORTET ALOMETRIKE TË PARAMETRAVE RADIOGRAMETRIKË TË ESHTRAVE TË GJATË TË GJYMTYRËVE”(sr). Dr. Hilmi Dauti së pari punoi si mjek e më 1977 zgjidhet asistent i anatomisë dhe arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Dr. H.Dauti ka ushtruar edhe disa funksione udhëheqse: ka qenë shef i Katedres, drejtor, drejtor i pëgjithshëm i Instituteve në Fakultetin e Mjekësisë. Ka të botuara 35 punime shkencore 3 tekste universitare dhe 1 dispensë. Aktualisht punon në institutin e Anatomisë në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.