Hedvig Kadriu
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1950 në Tërnoc të Bujanocit. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, shkollimin e mesëm dhe Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë me sukses të shkëlqyer - është mjeku i parë i diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në shtator të vitit 1974. Ka specializuar për sëmundjet e brendshme në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Punoi si mjek në Shtëpinë e Shëndetit në Prishtinë pas një përvoje të gjatë mjekësore doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në qershor të vitit 1996 me temën ”REAKTIVITETI IMUNOLOGJIK TE PERSONAT E EKSPONUAR VEPRIMIT KRONIK TË PLUMBIT”. Dr. Hedvig Kadriu së pari u angazhua në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë asistent i lëndës së Farmakologjisë. Dr. H. Kadriu merret me punë kërkimore-shkencore, ka të botuara 28 punime profesionale-shkencore të komunikura në simpoziume shkencore në vend dhe jashtë vendit, është edhe autor i disa librave monografive.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.