← Shfleto

Hazir Pollozhani

Magjistër i shkencave të bujqësisë

Lindi në Bixhavë të Strugës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin e Bujqësisë më 1988. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1993 me temën: ”VJELJA E MEKANIZUAR E VISHNJEVE ME PLANIFIKIMIN E ETRELZ”(kr). Mr. Hazir Pollozhani ligjëron lëndën Mekanizmat në pemëtari-vreshtari dhe Mekanizmat Bujqësorë në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës, kurse tash ligjëron në Universitetin e Tetovës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.