← Shfleto

Hazbi Shehu

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në shkurt të vitit 1933 në Berat. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Studimet i kreu në Institutin e Lartë Politeknik – Dega e Gjeologjisë në Tiranë. Në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave mbrojti pjesën e parë më 1982, kurse u doktorua më 1993 me temën: ”DESHIFRIMI STRATIGRAFIK DHE PALEONTOLOGGRAFIA E DEPOZITIMEVE FLISHORE-FLISHOIDALE E ZONAVE TEKTONIKE, JONIKE DHE KRUJA DHE PERSPEKTIVA NAFTË-GAZMBAJTËSE E TYRE”. Dr. Hazbi Shehu së pari punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen e Kërkimit të Naftës në Patos, mësimdhënës në Teknikumin e Naftës në Kuçovë si dhe specialist në Institutin e Naftës e të Gazit në Kuçovë-Fier. Më 1995 e mori titullin “Drejtues kërkimesh”. Ka të botuar 20 artikuj shkencorë në vend dhe jashtë. Është bashkautor i një teksti universitar. Mban këto dekorata “Urdhër Pune” dhe “Çmimin e Republikës” shk. II.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.