← Shfleto

Haxhi Ferati

Doktor o shkencave politike – të mbrojtjës

Lindi më 1949 në Ramdobravë të Prizrent. Shkollën fillore, të mesmen (Gjimnazin) dhe SHLP-Dega FizikëKimi, i kreu në Prizren, kurse Shkallën e dytë të Fakultetit të Mbojtjes e kreu në Beograd më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Shkencave Politike-Politikën e Mbrojtjes e kreu në Zagreb ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1984 me temën: ”SISTEMI I ARSIMIT DHE EDUKIMIT: EFEKTET ARSIMORE EDUKATIVE TË MËSIMIT TË LËNDES SË MBOJTJES MPP”(kr). Mr. Haxhi Ferati doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në qershor të vitit 2003 me temën: ”MODULI BRITANIK I SISTEMIT PARTIAK NË PERIUDHËN PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE, PËRVOJA E TIJ”. Dr. Haxhi Ferati punoi si mësues, arsimtar e prof. në Gjimnaz dhe SHLP në Prizren. Prej vitit 1979 punon në Fakultetin Filozofik si prof. për lëndët: Sistemet e qeverisjes, gjeopolitik me gjeostrategji në Sistemin e mbrojtjes popullore. Ka të botuara disa punime shkencore dhe një dispensë, dhe bashkautor i një teksti të lëmit të mbrojtjes. Ka qenë nënsekretar i mbrojtjes së KSA të Kosovës, më vonë edhe i denuar politik nga pushteti serbomalazez në Kosovë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.