Haxhere Sylejmani
Magjistër e shkencave të filologjisë
Lindi më 1946 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1969. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në shkurt të vitit 1985 me temën: ” IMPERFEKTI NË GJUHËN SHQIPE” Mr. Haxhere Sylejmani punoi si profesoreshë e Gjuhës Shqipe në Gjimnaz të Mitrovicës, më 1979 kaloi në gjimnazin “Xh. Doda” të Prishtinës ku punoi një kohë të gjatë. Shkoi të punojë në Tetovë ku edhe tash jeton. Mr. H. Sylemani ka të botuara 9 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.