← Shfleto

Haxhere Damati-Orana

Doktor e shkencave të mjekësisë

Lindi më 1952 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe Gjimnazin i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Pulmologjisë në Beograd, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1980 me temën: ”MUNDËSIA E PËRCIELLJES DHE E VLERËSIMIT TË FUNKSIONEVE TË MUSHKËRIVE TE SINDROMET OBSTRUKTIVE RESPIRATORIK”(sr). Mr. Haxhere Damati-Orana doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1987 me temën: ”REAKTIVITETI I KANALEVE FRYMORE TEK I SËMURI OBSTRUKTIV I MUSHKËRIVE”. Dr. Haxhere Damati-Orana është prof. ordinar i lëndës Fiziologjia patologjike në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës ku edhe tash punon. Ka të botuara 15 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.