Hava Bujupaj-Ismajli
Doktor e shkencave juridke
Lindi më 1960 në Istog (Burim). Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, kurse Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1985. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në janar të vitit 1996 me temën: ”LIRIA DHE PAVARËSIA SINDIKALE SI FAKTOR ME NDIKIM NË PËRMIËSIMIN E POZITËS JURIDIKE DHE FAKTIKE TË PUNËTORËVE”. Mr. Hava Bujupaj-Ismajli doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës, në korrik të vitit 2003 me temën: ”ZHVILLIMI DHE PERSPEKTIVA E NEGOCIATAVE KOLEKTIVE NË SHOQËRINË PASINDUSTRIALE”. Dr. Hava Bujupaj-Ismajli së pari punoi si juriste në Prishtinë në Feronikël të Drenasit, kurse më 1988 u zgjodh asistente e lëndës: E drejta e punës dhe E drejta e sigurimit social, mandej ligjëruese e këtyre lëndëve në këtë fakultet, ajo ka qenë prodekane studente në këtë fakultet dhe sekretare e Katedrës. Ka qenë në specializim në Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest dhe Pragë. Dr. Hava Bujupaj-Ismajli ka të botuara 5 punime shkencore (shënime bibliografike).
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.