← Shfleto

Hatixhe Hoxha

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1961 në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe më 1985. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1995 me temën: ”PIKËPAMJET E HENRIK BARIQIT MBI GJUHËN SHQIPE”. Mr. Hatixhe Hoxha ka punuar si arsimtare e gjuhës shqipe në Shkollën Fillore të Milloshevës, si lektore në RTV të Prishtinës, mandej si profesoreshë e gjuhës shqipe në Shkollën Teknike të Bellaçevcit dhe si bashkëpunëtore e jashtme e Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.