Hatixhe Fida
Magjistër e shkencave të pedagogjisë
Lindi në shkurt të vitit 1939 në Konjarë të Dibrës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Dibër. Fakultetin Filozofik-Dega e Pedagogjisë e kreu në Prishtinë më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku edhe magjistroi në maj të vitit 2000 me temën: ”ZHVILLIMI DHE PROBLEMI I ARSIMIT DHE EDUKIMIT FILLOR NË SHKUP ME RRETHINË (1944 – 1984)” Mr. Hatixhe Fida së pari punoi si arsimtare në shkollat e mesme si në Dibër dhe Shkup si profesoresh e lëndëve pedagogjike.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.