Hasime Qorraj-Bytyçi
Magjistër e shkencave të mjekësisë
Lindi në mars të vitit 1959 në Deçan. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin Matematikor) e kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Farmacisë Klinike në Zagreb, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1996 me temën: “PËRCIELLJA NEUROFARMAKOLOGJIKE E EFEKTIT TË PROPANOLIT NË TREMARI ESENCIAL”(kr). Mr. Hasime Qorraj-Bytyçi punoi si mjeke në Dispanzerinë e Fëmijëve në Pejë. Mandej u zgjodh asistente në Institutin e Farmakologjisë të Prishtinës, ku edhe tash punon dhe ligjëron Farmakologjinë Klinike në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Ka të botuara 25 punime profesionale dhe 7 punime shkencore dhe një tekst universitar si koautore. Ka specializuar pediatrinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.