Hasim Rushiti
Doktor i kulturës fizike
Lindi në maj të vitit 1962 në Rashincë të Shtimjës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Ferizaj. Fakultetin e Kulturës Fizike e kreu në Prishtinë më 1986. Studimet pasuniversitare i filloi në Fakultetin e Kulturës Fizike të Zagrebit, dhe i vazhdoi në Fakultetin e Kulturës Fizike të Prishtinës, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1999 me temën:” STRUKTURA FAKTORIALE E DIMENSIONEVE ANTROPOMETRIKE DHE RELACIONI I TYRE ME DISA AFTËSI MOTORIKE TE TË RINJTË TË MOSHËS 13-14 VJEÇARE”. Mr. Hasim Rushiti doktoroi në Fakultetin e Kulturës Fizike të Prishtinës në dhjetor të vitit 2001 me temën:”STRUKTURA DHE RELACIONET NDËRMJET FAKTORIT GJENERAL TË FORCËS DHE MEKANIZMIT TË RREGULLIMIT STRUKTURAL TË LËVIZJEVE”. Dr. Hasim Rushiti është ligjërues i lëndës Teoria e lëvizjes në Fakultetin e Kulturës Fizike të Prishtinës. Ka të botuara 4 punime profesionale, 8 punime shkencore dhe 3 libra të ndryshme një si koautor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.