← Shfleto

Hasan Mujaj

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1947 në Dugajevë të Rugovës-Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Pejë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe - e kreu në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1981 me temën:”ONOMASTIKA E RUGOVËS”. Mr. Hasan Mujaj punoi në shkollën fillore dhe në të mesmet të Pejës si prof. i gjuhës shqipe më vonë u zgjodh prof. i gjuhës së sotme shqipe dhe i letërsisë për fëmijë në SHLP “B.Curri” të Gjakovës, ku edhe tash punon. Ka të botuara 50 punime profesionale-shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.