Hasan Mehmeti
Doktor i shkencave të mjekësisë – stomatologjisë
Lindi në tetor të vitit 1946 në Shutovë, Kërçovë. Shkollën fillore e nisi në Premkë, kurse e kreu në Serbicë të Kërçovës, kurse Gjimnazin në Prishtinë. Fakultetin e Stomatologjisë e kreu në Shkup më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1986 me temën: ”ÇRREGULLIMET NË VARGUN E DHËMBËVE PAS HUMBJES SË MOLARËVE TË PARË TË PËRHERSHËM GJATË ZHVILLIMIT”(sr). Mr. Hasan Mehmeti doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në korrik të vitit 1995 me temën: ”EFEKTI I VEPRIMIT TË PROSTAGLANDINËS E-2 NË PASTRIMIN ORTODONTIK TË DHËMBIT”. Dr. Hasan Mehmeti së pari punoi si stomatolog në Kërçovë, në Spitalin e Prishtinës, ku specializoi. Ka marrë pjesë në disa simpoziume në vend dhe jashtë vendit. Ka 63 punime profesionale, 21 punim shkencor të botuar dhe 2 dispensa. Dr. H. Mehmeti tash është prof. ordinar i Kirurgjisë luftarake në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës dhe ka qenë drejtor i Klinikës së Stomatologjisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.