← Shfleto

Hasan Kaleshi

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi me 1922 në Kërçovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Medresenë në Shkup, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega Orientalistikës - e kreu në Beograd më 1951. Doktoroi në të njëjtin fakultet në Beograd në shkurt të vitit 1960 me temën: ”DOKUMENTET MË TË VJETRA TË VAKUFIT NË MAQEDONI NË GJUHËN ARABE”(sr). Dr. Hasan Kaleshi në fillim ka punuar në Fakultetin Filozofik të Beogradit, kurse prej vitit 1967 ka qenë asistent në Institutin Albanologjik të Prishtinës ku punoi gjer në fund të vitit 1970, prej aty kaloi në Fakultetin Filozofik-Dega e Orientalistikës - si prof. ordinar i Gjuhës dhe Letërsisë Arabe në Prishtinë. Ka qenë edhe shef i Degës së Orientalistikës. Ka të botuara 8 studime e artikuj shkencor nga lëmi i arkivistikës osmane në ish Jugosllavi. Vdiq më 1976.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.