← Shfleto

Hasan Jashari

Magjistër i shkencave të sociologjisë

Lindi në shkurt të vitit 1956 në Dobrosht të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Tetovë. Fakultetin Filozofik-Dega e Sociologjisë e kreu në Shkup. Studimet pasuniversitare i bëri në Institutin për Kërkime Socio-Politike të Shkupit ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1999 me temën: ”SOCIOLOGJIA E NDËRMARRJEVE NË KUSHTET E TRANZICIONIT”(ma). Mr. Hasan Jashari është i angazhuar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.