Hasan Hoti
Magjistër i shkencave juridike
Lindi në nëntor të vitit 1947 në Meshinë të Gjilanit. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Tugjec, kurse të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Gjilan. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Drejtimin Civilo-ekonomik në Prishtinë, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1994 me temën: ”MARRËDHËNIET PASURORE MIDIS BASHKËSHORTËVE, ME NJË VËSHTRIM TË POSAÇËM NË LIGJIN MBI MARTESËN DHE MARRËDHËNIET FAMILJARE TË KOSOVËS”. Mr. Hasan Hoti ka punuar si jurist në Gjilan, si gjykatës në Kamenicë. Një kohë ka punuar si avokat i pavarur, i mbrojti minatorët e Stantrgut në gjykatën e Mitrovicës e shumë raste të tjera. Ka botuar disa punime profesionale.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.