Hasan Hasbahti
Doktor i shkencave teknike – makinerisë
Lindi më 1928 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Makinerisë e kreu në Beograd më 1955. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Makinerisë në Nish, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1977 me temën: ”ZHVILLIMI I PLUMBIT DHE I ZINKUT NË JUGOSLLAVI ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË KOMBINATIN “TREPÇA” TË MITROVICËS”(sr). Mr. Hasan Hasbahti doktorua në të njëjtin fakultet në Nish në dhjetor të vitit 1988 me temën: ”HULUMTIMI, PLANIFIKIMI DHE PËRPUNIMI I PLUMBIT NË RSFJ ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË KXMK “TREPÇA” NË MITROVICË”(sr). Dr. Hasan Hasbahti ka punuar shumë kohë në Kombinatin “Trepça” të Mitrovicës, ku ka qenë zëvendësdrejtor dhe drejtor, mandej kaloi në Bankën e Bashkuar të Kosovës dhe më 1980 u angazhua si ligjërues i organizimit të procesit të prodhimit në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës ku arriti deri te prof. ordinar. Ka të botuara 4 punime shkencore. Tash është pensionist.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.