← Shfleto

Hasan Damoni

Magjistër i shkencave teknike – makinerisë

Lindi me 1943 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Makinerisë e kreu në Sarajevë më 1971. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Makinerisë-Anijendërtimtarisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1982 me temën:”BAZA TEORIKE E OPTIMIZIMIT TË PARAMETRAVE TË STABILIMENTEVE ENERGJETIKE DHE ANALIZAT KARAKTERISTIKE TË MUNDËSIVE TË ATYRE STABILIMENTEVE”(kr). Mr. Hasan Damoni në fillim punoi në Kombinatin “Kosova” të Obiliqit. Mandej kaloi në Odën Ekonomike të Kosovës si bashkëpunëtor profesional për Industrinë e Metaleve në Prishtinë. Ka punuar si ligjërues i lëndës Mekanika I dhe II në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës. Ka të botuara 14 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.