← Shfleto

Hasan Çipuri

Doktor i shkencave filologjike – ushtarake

Lindi më 1935 në Tomin. Shkollën 7 vjeçare e kreu në vendlindje, të mesmen në shkollën “Skënderbej”. Studimet e larta i bëri në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” të Tiranës më 1954, ndërsa në vitin 1967 e kreu edhe Fakultetin Histori-Filologji në Tiranë, dhe më 1987 mbrojti me sukses gradat shkencore “Kandidat i Shkencave” dhe “Doktor i Shkencave”. Dr. Hasan Çipuri tërë kohën punoi në ushtri dhe është marrë me veprimtari shkencore, kryesisht të fushës së leksikut e të terminologjisë ushtarake. Për herë të parë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë e krijoi Sektorin e Terminologjisë e të Enciklopedisë Ushtarake. Gjatë gjithë kohës ka dhënë mësim në gjuhë të huaja dhe shqip në Akademinë ushtarake të Tiranës. Zotëron gjuhët: ruse, kroate, serbe, italiane. Dr. Hasan Çipuri i ka të botuara më se 350 punime me rreth 35.000 faqe shtypi shkencor. Ndër veprat kryesore janë:”Terminologjia ushtarake e gjuhës shqipe”. Ka të botuar 7 fjalorë, ka 6 punime kriptografike, 76 buletine e manuale ushtarake dhe 4 tekste mësimore. Është anëtar i Bordit Drejtues të Kërkimeve Shoqërore të Institutit Biografik Amerikan. Dr. H.Çipuri në Universitetin e Kembrixhit është shpallur “Personalitet Ndërkombëtar i vitit 2001”, ndërsa Instituti Biografik Amerikan i ka dhënë “Çmimin Universal të Studimeve”. Është dekoruar më 8 Urdhra e medalje pune e shërbimi.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.