← Shfleto

Hasan Bunjaku

Magjistër i shkencave të natyrës – fizikës

Lindi në mars të vitit 1939 në Samodrexhë të Vushtrrisë. Shkollën fillore e nisi në vendlindje kurse e kreu në Magjunaj të Vushtrrisë, Normalen në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega e Fizikës më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN –Dega e Fizikës së trupave të ngurtë në Zagreb, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1990 me temën: ”ANALIZA E DIFRAKCIONIT RENTGEN E METALEVE TË MINIERËS “TREPÇA”(kr). Mr. Hasan Bunjaku së pari punoi si mësues, arsimtar i fizikës në Shkollën Normale të Ferizajt, në Mitrovicë në Gjimnaz dhe në Shkollën Teknike e prej vitit 1971 kaloi me punë në SHLT të Mitrovicës, si ligjërues i fizikës. Këtë lëndë e ligjëroi edhe në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë. Ka qenë drejtor i SHLT të Mitrovicës. Ka titullin profesor i Shkollës së Lartë, ku punoi një kohë të gjatë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.