Hasan Beselica
Magjistër i shkencave të ekonomisë
Lindi më 1943 në Podujevë (Besianë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, atë ekonomiken në Prishtinë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Beogradit ku edhe magjistroi në janar të vitit 1978 me temën: ”SISTEMI I VENDOSJES NË ORGANIZATËN BAZË TË PUNËS SË BASHKUAR TË INDUSTRISË SË TEKSTILIT NË KOSOVË”(sr). Mr. Hasan Beselica ka punuar në Tjerrtoren “Kosovka” të Prishtinës, ka qenë drejtor i përfaqësisë së “EXIKOS-it” në Mynih dhe zëvendësdrejtor përgjithshëm në EXIMKOS në Prishtinë. Për punë të suksesshme ka qenë edhe i shpërblyer me medale të artë nga KK i Prishtinës. Aktualisht jeton dhe punon në Zelandë të Re.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.